Frikë dhe ankth në shtëpinë e Milanit për gjëndjen e Zlatan Ibrahimovic. Vetëm pak ditë pasi skuadra kuqezi kishte nisur stërvitjet në grup, Zlatan është ndalur për shkak të një dëmtimi. Suedezi ka ndjerë dhimbjen në pulpën e këmbës në fund të ndeshjes që u zhvillua në stërvitjen e Milanit.
Nëse do të bëhet fjalë për një tërheqje në pulpë atëherë Ibra mund të qëndrojë jashtë për 30 deri në 45 ditë. Gjatë ditës së martë suedezi do t’u nënshtrohet disa analizave të cilat do të përcaktojnë shkallën e dëmtimit.