Një nëndetëse bërthamore franceze, e dëmtuar rëndë nga zjarri vitin e kaluar, nuk përfundoi për skrap dhe kjo falë idesë për ta ndarë në dy pjesë.
Ajo çfarë mundi të shpëtohej prej saj do të përdoret për riparimin e një tjetër nëndetëseje.
Zjarri i fuqishëm aksidental që zgjati për plot 14 orë , bëri që Perle të dilte jashtë funksionit qershorin e një viti më parë. Ajo pësoi dëmtime strukturore, që sipas ministrisë franceze të mbrojtjes, nuk riparoheshin dot. Megjithatë, një pjesë e nëndetëses 73 metra të gjatë e që peshon 2.600 tonë, do të hyjë sërish tani në përdorim, vetëm se në një formë tjetër.