Policia e Kosovës ka njoftuar se është dëmtuar nga plumbi qorr një veturë në Prishtinë.
Sipas pronarit të veturës, plumbi kishte depërtuar brenda.
Policia është duke e hetuar rastin.
“Rr. Andrea Gropa, Prishtinë 01-03.01.2024 – NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i është dëmtuar vetura nga një predhë (plumb qorr) i cili kishte depërtuar brenda veturës. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.