Një person është shoqëruar në polici nën dyshimet për dëmtim të pasurisë.
Siç njofton policia, sot në stacionin policor jugu në Prishtinë, është raportuar rasti i cili ka ndodhur në lagjen Lakrishte në Prishtinë, ku një person ka dëmtuar shtyllat antiparking dhe më pas ka parkuar një autobus.
Menjëherë pas këtij raportimi ka reaguar policia, e cila ka arritur ta identifikojë të dyshuarin, të cilin e ka shoqëruar në polici.
I dyshuari pas intervistimit, me rekomandim të prokurorit të shtetit është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tij është shqiptuar gjobë prej inspektorëve të komunës si dhe në polici është inicuar rast për veprën, Asgjësim apo Dëmtim i Pasurisë./FolDrejt/