Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias tha se vendi i tij nuk është në kundërshtim me Turqinë.
Duke folur në “Star TV” në Greqi për vizitën e tij dhe të kryeministrit, Kiryakos Mitsotakis në SHBA në fillim të javës, Dendias iu përgjigj pyetjes në lidhje me perspektivën e Turqisë për blerjen e F-16 nga SHBA-ja, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
“Greqia nuk është në kundërshtim me Turqinë. Nëse Turqia i ka këto sisteme të armëve, duhet të ketë një garanci të qartë se Turqia nuk do t’i përdorë këto armë kundër Greqisë. Për aq sa i është premtuar, Greqia nuk mund të miratojë dërgimin e sistemeve të armëve në Turqi apo përditësimin e sistemeve ekzistuese të armëve nëse (këto sisteme) na kërcënojnë pas një periudhe të caktuar kohore”, tha Dendias.
Ai theksoi se Greqia nuk pret që SHBA-ja të bëhet armike e Turqisë apo të largojnë Turqinë nga NATO-ja. “Presim një qëndrim të qartë nga SHBA-ja për të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtën e detit”, tha ministri grek.
Dendias tha se Greqia është në favor të qëndrimit të SHBA-së ndaj parandalimit të ngjarjes në vend që të ndërhyjë në rast të ndonjë “incidenti” dhe shtoi se SHBA-ja e kupton Greqinë në këtë drejtim./FolDrejt/