Gjykata Supreme spanjolle ka dënuar 12 ish-politikanë dhe aktivistë katalanas për rolin e tyre në shpalljen e pasuksesshme të pavarësisë së Katalonjës në vitin 2017, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gjykata të hënën dënoi ish nënkryetarin rajonal, Oriol Junqueras, me 13 vjet burg për nxitje dhe keqpërdorim të fondeve publike.
Personat në fjalë, 12 të tillë, u gjykuan për veprimet e tyre në vitin 2017 kur Katalonja tentoi të shkëputet nga Spanja pas një referendumi të paligjshëm të pavarësisë.
Grupet pro-shkëputjes më parë kanë thënë se nëse ndonjë nga të pandehurit shpallet fajtor ata do të organizojnë protesta dhe “mosbindje paqësore civile”.
Autoritetet spanjolle vendosën qindra policë shtesë në rajon në pritje të vendimit.