Vazhdon protokolli i masave qeveritare për luftën kundër pandemisë Covid-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kjo nënkupton që secili qytetar që kapet pa maskë në një vend publik gjobitet me një kundërvlerë të caktuar parash, transmeton Foldejt.com.
Gjatë 24 orëve të fundit (07/08.02.2021) në gjithë territorin e vendit, Ministria për Punë të Brendshme (MPB) ka regjistruar gjithsejtë 509 shkelje për mosmbajtje të maskës si preventivë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Nga ky dikaster në vazhdimësi apelojnë deri tek të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19.