Sot, gjykata ruse dënoi me dy vjet burgim me kusht Irina Tsybaneva, e cila la një shënim në varrin e prindërve të presidentit Vladimir Putin duke thënë se ata “Ju rritët një fanatik dhe një vrasës”.
Gjykata e shpalli Cibaneva (60) fajtore për përdhosje të një varri të motivuar nga urrejtja politike. Avokati i saj tha se ajo u deklarua e pafajshme sepse nuk e përdhosi fizikisht varrin dhe nuk donte një fushatë publike për veprimin e saj.
Një mesazh që Tsybaneva vendosi në varr përpara ditëlindjes së Putinit në tetor thoshte: “Prindër të një maniaku, merrni atë me vete. Ai shkakton shumë dhimbje dhe telashe. E gjithë bota po lutet për vdekjen e tij. Vdekje Putinit. Ju rritët një fanatik dhe një vrasës”. /FolDrejt/