Jurgen Klopp është gjobitur nga FA për komentet që bëri për gjyqtarin Paul Tierney pas fitores 4-3 ndaj Tottenhamit në fund të prillit.
Klopp tha se arbitri i ndeshjes “kishte një agjendë” kundër klubit të tij jo vetëm në këtë ndeshje, por edhe në sezonet e mëparshme. Për komente të tilla, FA e gjobiti atë me dy ndeshje dhe 75,000 £. Ai do të humbasë një ndeshje në raundin tjetër në stadiumin e Liverpoolit kundër Aston Villas, ndërsa për tjetrën është dënuar me kusht deri në fund të sezonit të ardhshëm nëse përsërit një vepër të ngjashme.
“Ne kemi një histori me atë gjyqtar. Dikush në Angli duhet të na shpjegojë disa situata sepse vendimet e tij janë të vështira për t’u kuptuar. Unë as nuk e kuptova se çfarë më tha gjatë ndeshjes”, tha Klopp me atë rast, megjithëse ai i kërkoi publikisht falje arbitrit menjëherë pas ndeshjes.
Klopp kështu do të humbasë një nga dy ndeshjet e mbetura deri në fund të sezonit në të cilin skuadra e tij do të luftojë për një vend në Ligën e Kampionëve. Liverpool ka një ndeshje më pak dhe një pikë pas Newcastle dhe Manchester United, të cilët janë të tretët dhe të katërt. Pas Aston Vilës, skuadra e Klopp-it në xhiron e fundit luan kundër Southampton-it, transmeton Fol Drejt.