Një udhëheqës fetar është dënuar me 16 vjet burgim.
Nason Joaquin Garcia u arrestua në Kaliforni në vitin 2019 për krimet që kreu midis 2015 dhe 2018, ndërsa ai ishte udhëheqës dhe apostull i vetëshpallur i Kishës së Dritës Botërore, një organizatë fetare ndërkombëtare me qendër në Guadalajara që pretendon se ka pesë milionë ndjekë në mbarë botën.
Udhëheqësi i kishës ungjillore “Drita e Botës” në Meksikë, Nason Joaquin Garcia, u dënua me 16 vjet e tetë muaj burg për abuzim seksual me tre vajza në Kaliforni, shkruan latimes, transmeton Fol Drejt.
Garcia, 53 vjeç, u deklarua fajtor për dy akuza javën e kaluar./FolDrejt/