Me katër muaj burgim është dënuar 28-vjeçari francez, i cili kishte goditur me shuplakë presidentin e Francës, Emmanuel Macron në fillim të kësaj jave.
Damien Tarel i ka thënë gjykatës se veprimi i tij ishte një akt impulsiv mirëpo prokurorët e rastit kanë deklaruar se “ky ishte një akt i qëllimshëm i dhunës”.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, kishte marrë një shuplakë në fytyrë gjatë vizitës së tij zyrtare në juglindje të Francës.
Gjykata dëgjoi se Tarel e kishte përshkruar vetën si person të krahut të djathtë mirëpo presidenti Macron ka thënë se sulmi nuk duhej banalizuar.
Incidentin i cili ka ndodhur më pak se një vit para zgjedhjeve presidenciale në Francë, e ka dënuar spektri politik në këtë shtet.