Francesca Tuscano, një mësuese 32-vjeçare, vdiq në Spitalin San Martino në Xhenova më 4 prill të vitit të kaluar, tre ditë pas marrjes së një doze të vaksinës AstraZeneca.
Italia do të paguajë 77,468 euro dëmshpërblim për të afërmit e mësueses 32-vjeçare, e cila u nda nga jeta vitin e kaluar për shkak të reagimit ndaj vaksinës kundër Covid 19 të kompanisë AstraZeneca, raporton portali 24ur, shkruan në mediat italiane.
Është vdekja e parë në Itali që rezulton të jetë pasojë e vaksinimit kundër Covid 19 dhe për të cilën shteti italian do të paguajë dëmshpërblim./FolDrejt/