Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka nisur një hetim për “rrjedhjen” e mundshme të dokumenteve të klasifikuara të Pentagonit për ndihmën e SHBA dhe NATO-s për Ukrainën, të cilat janë postuar në disa faqe të mediave sociale, por mund të jenë ndryshuar ose përdorur si pjesë e një fushate dezinformimi.
Dokumentet, të cilat u publikuan në mediat sociale si Twitter, klasifikohen si të klasifikuara dhe datojnë nga 23 shkurti deri më 1 mars dhe ofrojnë detaje të dërgesave të armëve dhe pajisjeve në Ukrainë me afate kohore dhe sasi më të sakta sesa publikon në përgjithësi SHBA, tha AP.
Agjencia thotë se këto nuk janë plane lufte dhe se ato nuk japin detaje rreth ofensivës së planifikuar në Ukrainë dhe se disa informacione të pasakta, duke përfshirë vlerësimet e humbjeve të ushtarëve rusë, të cilat janë dukshëm më të ulëta se shifrat e shpallura publikisht nga zyrtarët amerikanë bënë që disa zyrtarë dhe analistë të vënë në dyshim vërtetësinë e dokumenteve të publikuara./FolDrejt/