Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump mund të mbahet përgjegjës për sjelljen e turmës që sulmoi Kapitolin më 6 janar 2021, njoftoi sot Departamenti Amerikan i Drejtësisë.
“Trajtimi ndaj publikut për çështje me rëndësi publike është një funksion tradicional i presidentit dhe përfshin shumë tema. Por nuk përfshin nxitjen e dhunës”, thanë prokurorët e Ministrisë së Drejtësisë, raporton “Washington Post”.
Dy anëtarë të Policisë së Kapitolit, të cilëve u janë bashkuar 11 demokratë në Dhomën e Përfaqësuesve, po kërkojnë që Trump të mbahet përgjegjës për dhimbjet fizike dhe mendore që pësuan gjatë trazirave, transmeton Fol Drejt.