Departamenti Amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen e mundshme të mjeteve të blinduara luftarake Stryker në Bullgari, vlera e të cilave vlerësohet në 1.5 miliardë dollarë, njoftoi sot Pentagoni.
Shitja do të përfshijë 183 automjete Stryker, duke përfshirë ato për transportin e këmbësorisë, evakuimin mjekësor dhe automjetet komanduese, sipas Pentagonit, raporton Reuters.
Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë e Pentagonit njoftoi Kongresin për shitjen e mundshme. Pavarësisht miratimit të Departamentit të Shtetit, ky njoftim nuk do të thotë se një kontratë është nënshkruar apo se negociatat kanë përfunduar.