E ardhmja e Memphis Depay vazhdon të jetë pezull, me lojtarin që akoma nuk ka vendosur se cila do të jetë skuadra ku do të vazhdojë karrierën, pasi një largimi nga “Camp Nou” është gjithmonë e më afër.
Vetëm një vit si lojtarë i Barcelonës, pas transferimeve gjatë merkatës së verës, minutat për holandezin janë minimizuar dhe e vetmja zgjidhje është largimi, me ofertat në drejtim të tij nuk kanë munguar nga Premier League, La Liga dhe Serie A.
Real Sociedad është skuadra e fundit që është bashkuar garës për Depayn, por holandezi ka hedhur poshtë këtë mundësi.
Sipas asaj që raportohet nga “Mundo Deportivo” mesfushori i Barçës ka refuzuar transferimin te Sociedad, pasi dëshiron të transferohet në Premier League.
Newcastle United dhe Manchester United janë dy skuadrat që kanë shfaqur interesim për sulmuesin anglez dhe synojnë të dërgojnë një ofertë në ditët e fundit të kësaj merkatoje.
Barcelona është gati ta lejoj largimin e Depay, por për kartonin e tij kërkon rreth 15 milionë euro. /abcnews.al