Memphis Depay duket se është pajtuar me faktin e largimit të tij nga “Camp Nou”, pasi holandezi nuk hyn në listën e preferencave të Xavi Hernandez për sezonin e ri.
Ardhjet e Lewandowskit, Raphinhas dhe rinovimi me Ousman Dembele, dukshëm i kanë kufizuar minutat për sulmuesin holandez.
Barcelona kërkonte shitjen e Depayt që në fillimin e markatos, por lojtari nuk e dëshironte largimin nga “Camp Nou”.
Megjithatë, tani duket se gjërat kanë ndryshuar. “Mundo Deportivo” ka raportuar se 28-vjeçari ka vendosur që të pranojë largimin nga Barça.
Dhe sipas burimit në fjalë, raportohet se Juventusi shihet si opsioni më i mundshëm për momentin si destinacion i radhës i Depayt, teksa klubi katalanas kërkon 20 milionë euro për shitjen e tij.
Ish-sulmuesi i Lyonit me Barcelonën ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023. Kjo është edhe një nga arsyet që klubi e dëshiron me çdo kusht largimin e Depayt tani, për të mos e humbur falas në vitin e ardhshëm. /abcnews.al/