Depoja e Elkosit në Pejë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm, ndërkaq pronari i saj, Ramiz Kelmendi, ka dhënë deklaratë lidhur me incidentin.
Ai në një prononcim për Klankosova.tv, ka thënë se flakët e përfshinë depon rreth orës 8 të së shtunës dhe se kohën e incidentit nuk ndodhej askush brenda.
“Zjarri e ka përfshirë depon e Elkosit sot rreth orës 8 të mëngjesit. Asnjë punëtorë nuk ka qenë në objekt në momentin që ka ndodhur zjarri. Zjarri është ende aktiv dhe zjarrfikësit janë duke u munduar ta shuajnë. Ky zjarr ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale”, ka thënë Kelmendi për Klankosova.tv, transmeton Fol Drejt.