1 mijë e 60 euro false janë deponuar në një bankë në Fushë Kosovë. Për rastin policia ka nisur hetimet.
Kjo është bërë e ditur përmes raportit 24 orësh të policisë.
Rasti është raportuar nga ana e përgjegjësve të bankës.
“Fushë Kosovë / 01.05.2023 – 27.11.2023. Është raportuar se nga klient janë deponuar rreth 1060€ para të falsifikuara. Parat janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.