Zyrtarja e një banke në Vushtrri ka raportuar të hënën në polici se gjatë deponimit të pazarit ditor të një biznesi nga dëshmitari mashkull kosovar, janë hasur 314×2 euro dhe 2×1 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara.
Organet e rendit njoftojnë se monedhat e dyshuara janë konfiskuar për ekzaminime të mëtejshme.