Një person ka rënë pre e një mashtrimi, teksa 15 mijë euro të deponuara në bankë i janë shpenzuar nga disa persona të panjohur, transmeton Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur në Suharekë, ku sipas raportit 24 orësh, bëhet e ditur se me datë 11.08.2023 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vëllai i tij me datë 15.06.2023 kishte deponuar në bankë (NLB) një shumë parash prej 15000€ dhe kur ka qenë në bankë dhe ka kërkuar qarkullimin për llogari, aty ka rezultuar se nga data 06.07.2023 person-a të panjohur kishin bërë pagesa nga shtete të ndryshme për rrjete sociale You Tube dhe Tik Tok.
Rasti në procedurë hetimore.