Në komisionin parlamentar për ekonomi, ka raportuar të hënën, Kryetari i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu.
Ky deklaroi që mënyra e re e faturimit nuk është përfekte, por më e mira e mundshme.
Deputeti nga AAK-ja, Pal Lekaj ka thënë se shumica e qytetarëve janë dëmtuar me mënyrën e faturimit, derisa paralajmëroi Fejzullahun se do ti bie të merret edhe me organet e drejtësisë pasi që shumica e qytetarëve do të bëjnë ankesë edhe në gjykatat përkatëse.
Këtu i pranishëm ishte edhe eksperti i ekonomisë, Florin Aliu, i cili shprehur shqetësimet e tij ndaj ZRrE-së për mënyrën dhe metodologjinë e përcaktimit të të hyrave për KEDS-KESCO-KOSTT.
Ky tha se formula që rezulton me 8.3 përqind për të hyrat e lejuara për këto kompani është e pasaktë.