Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti, bashkë me Vlora Dumoshin dhe Eliza Hoxhën nga Grupi i Grave Deputete kanë takuar gazetaret ukrainase që po qëndrojnë në Kosovë.
Siç ka njoftuar Tinka Kurti, këto gazetare po vazhdojnë të raportojnë dhe të punojnë për mediat ukrainase, ndërkaq të njëjtat kanë falenderuar Qeverinë e Kosovës për strehimin e sigurt që u ka bërë.
“Storiet tona të ngjashme dhe dëshira për liri të popullit e bënë bisedën e gjatë të dukej krejt e shkurtë.
Shumë ide u diskutuan e ne do të jemi në shërbim mikpritës për sa kohë ato të kenë nevojë për ndihmën tonë.”, ka thënë ndër tjerash deputetja Kurti./FolDrejt/