Deputetët e subjektit politik Lista Serbe janë parë tek hyjnë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.
Në orën 11:00 do të mbahet seanca e jashtëzakonshme për formimin e qeverisë së re në krye me Avdullah Hotin e LDK-së.
Lista Serbe është e përfaqësuar në Kuvend me 10 deputetë, të cilët do ta votojnë ekzekutivin e ri.
Lista Serbe do të jenë pjesë e qeverisë Hoti, të përfaqësuar me së paku një zëvendëskryeministër.
Nuk dihet se sa ministri do t’i udhëheqë Lista Serbe në qeverinë e re, pasi akoma nuk është bërë publike marrëveshja e koalicionit mes LDK-së dhe këtij subjekti politik.