Pas vendimit për tërheqje nga institucionet e Kosovës, deputetët nga Lista Serbe edhe zyrtarisht kanë dorëzuar mandatet në Kuvendin e Kosovës.
Konfirmimin për këtë dorëzim të mandateve e ka bërë Ilir Kërçeli, shefi i kabinetit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës.
Kërçeli e ka konfirmuar për telegrafin se dorëzimin e ka pranuar edhe zyrtarisht nga administrata, transmeton Fol Drejt.
Kujtojmë se Lista Serbe ka paralajmëruar tërheqjen ditën e shtunë, ndërkohë ditën e djeshme, me 6 nëntor, kanë dhënë dorëheqje edhe kryetarët e katër komunave në veri të Kosovës./FolDrejt/