Deputetët e LVV-së në Kuvendin e Kosovës, Jahja Kokaj dhe Ardian Gola kanë debatuar në lidhje me efektet që kanë maskat mbrojtëse në parandalimin e coronavirusit.
Deputeti Ardian Golaj në fjalimin e tij ka thënë se është e panevojshme që të mbahet maska në ambient të hapur.
“Edhe gjatë qeverisjes paraprake kam kritikuar vendimin për mbajtje të maskës në ambient të hapur. Masën për maskën mund ta vendosësh por nuk është mirë më pas kur nuk mund ta zbatosh. Bartja e maskave në mjedis të hapur është masa më jo efektive që me asnjë fakt shkencorë nuk është dokumentuar se ka pasur efekt. Madje mund të ndodh e kundërta që maska mund të shkaktojë probleme në organet respiratorë”, tha ai, përcjell Telegrafi.
“Unë i bëj thirrje Qeverisë që ta largojë këtë masë pasi nuk ka prodhuar asnjë efekt të mirë në menaxhimin e pandemisë”, deklaroi tutje Gola.
Nuk ka shkuar gjatë dhe fjalën e ka marrë deputeti tjetër i LVV-së Jahja Kokaj i cili i është kundërvënë kolegut të tij partiak për nevojën e përdorimit të maskave.
“Problemi është shkencor. Dikush nxjerr një raport që thotë se maskat nuk kanë fare vlerë… Maskat pengojnë spërkalat tona që nxjerrim nga goja. Nëse s’ki kompetencë mos iu humbisni kohë njerëzve. E dyta, mos dezinformoni publikun pasi njerëzit po sëmuren e po vdesin. Situata nuk duhet të bëhet joserioze”, deklaroi Kokaj.
Deputeti Gola ka kërkuar fjalën më pas për replikë.
“Ndoshta jam keqkuptuar. E pata fjalën për maskat në ambiente të hapura, sheshe, natyrë. Nuk po thirrem në ekspertizë por në shkrime shkencore. Edhe praktika e shteteve në BE është një gjë e tillë”, deklaroi Gola.
Pas këtij fjalimi Kokaj ka kërkuar kundër replikë me çka edhe e ka habitur drejtuesin e seancës, deputetin e LDK-së Kujtim Shala.
“Nuk e kisha të qartë se si mund të replikohet brenda një grupi parlamentar”, ka deklaruar Shala i cili i ka kaluar kundër replikën deputetit Kokaj.
“Unë nuk aludova në ty për punë të distancës e maskës, por në të gjithë ata që flasin në këtë mënyrë. Ndryshe nëse maskat kërkohen duhet të mbahen. Ndryshe t’i s’ke maskë dhe të del dikush përpara dhe të flet si je…, e ti e infekton nëse ke virus. Janë disa norma dhe unë nuk kam komptetencë t’i ndryshoj ato”, ka deklaruar tutje Koka