Deputetët e partisë në pushtet nuk po marrin pjesë në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita në Kuvendin e Kosovës.
Kjo rezulton edhe në pamundësinë e mbajtjes së kësaj seance, shkruan Fol Drejt.
Megjithatë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ua dha fjalën deputetëve të opozitës, të cilët vendimin e qeverisë në lidhje me çështjen e furnizimit me librat shkollorë për nxënësit.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, e konsideruan si një nga vendimet më të gabuara të Qeverisë së Kosovës, duke theksuar se kjo ndikoi që edhe prindërit të kenë problëeme në gjetjen e librave, ngaqë ato nuk janë të botuara të gjitha vetëm nga një shtëpi botuese, shkruan Fol Drejt.
Gjithashtu edhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, i cili e kritioi vendimin por i cili edhe theksoi duke e nisur kritikën e tij, me mungesën e deputetëve të mazhorancë në sallën e Kuvendit të Kosovës.
“Po keni frikë të përballeni”, tha Tahiri.
Seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga opozita, është paralajmëruar që të premten e javës që lamë pas nga deputetja e radhës së Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha./FolDrejt/