Deputetet nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu dhe Ariana Musliu-Shoshi kanë ndërmarrë një aksion, me ç’rast kanë hequr shiritin që kufizon mediat në Kuvendin e Kosovës.
Kujtojmë se ky shirit u vendos dje, ndërkaq lidhur me vendosjen e këtij shiriti ka pasur reagim edhe nga Asociacioni i Pavarur i Gazetarëve, transmeton Fol Drejt.