Deputetët e Kuvendit të Kosovës nga radhët e pozitës nuk po marrin pjesë në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita për Policinë e Kosovës.
Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila tha se rezoluta e propozuar nga PDK nuk ka të bëjë me gjendjen apo statusin e Policisë së Kosovës.
“Vlerësojmë se tendenca e PDK-së dhe AAK-së, që nuk votojnë asgjë në Kuvendin e Kosovës, nuk ka të bëjë me gjendjen apo statusin e PK, por me arsyetimin dhe argumentimin e tyre se kinse Qeveria nuk është e angazhuar sa duhet dhe synimi i tyre i vetëm është pushteti dhe jo interesi i shtetit”, tha ajo.