Projektligji që përcakton marzhën e fitimit për produkte bazë (me 8%), i propozuar për hartim më 30 qershor nga Lëvizja Vetëvendosje, ka marrë formë konkrete në kuvend, shkruan Fol Drejt.
Me 61 vota për, asnjë kundër e abstenim deputetët e kanë miratuar rezolutën që kërkon marrjen e masave për adresimin e rritjes së çmimeve të produkteve bazë.
Ua kujtojmë se rezoluta e njëjtë nuk kishte pasur kuorum që të votohet as me 21 korrik dhe 3 gusht të këtij viti./FolDrejt/