Deputetet e Kuvendit të Republikës së Kosovës, njëherësh edhe anëtare të Komisionit për Arsim, Arjeta Fejza dhe Arijeta Rexhepi së bashku me Majlinda Bajraktari nga Ministria e Arsimit po qëndrojnë në Vjenë të Austrisë ku po përfaqësojnë Kosovën në një punëtori në fushën e arsimit, shkruan Fol Drejt.
Lajmin e bëri të ditur deputetja Arjeta Fejza nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram.
Ndër të tjera, ajo tha se delegacioni kosovar ka prezentuar hapa të cilët po ndërmerren nga Ministria e Arsimit në fushën e AAP-së. Që nga këshilltarët e karrierës, bursat për nxënës që studiojnë në drejtime profesionale, formimin e trupës për koordinim ndërministror në fushën e AAP-së në zyrën e Kryeministrit deri tek fillimi i katër programeve të pilotimit të mësimit dual.
Postimi i plotë:
“Fundjava dhe fillimi i javës shënon punëtorinë në fushën e arsimit të mbajtur në Vjenë të Austrisë. Bashkë me deputeten Arijeta Rexhepi, të dyja nga Komisioni për Arsim si dhe Majlinda Bajraktari nga Ministria e Arsimit kemi përfaqësuar Kosovën në këtë punëtori.
Fillimisht na është drejtuar ministri i Arsimit në Austri, Martin Polaschek, pastaj në vizitë në Parlamentin e Austrisë bashkë me deputetët nga Ballkani kemi takuar kryetarin e Komisionit për Arsim, Rudolf Taschner dhe deputet e tjerë nga Komisioni për Arsim.
Ne si delegacion kemi prezentuar hapa të cilët po ndërmerren nga Ministria e Arsimit në fushën e AAP-së. Që nga këshilltarët e karrierës, bursat për nxënës që studiojnë në drejtime profesionale, formimin e trupës për koordinim ndërministror në fushën e AAP-së në zyrën e Kryeministrit deri tek fillimi i katër programeve të pilotimit të mësimit dual.
Diskutimi me të pranishmit ishte shumë i vlefshëm dhe Kosova ka nevojë të përforcoj shkëmbimin e përvojave sidomos me vendet e sukseshme në fushën e AAP-së, siç është Austria e cila rënditet si një nga vendet me rezultatet më të mira në botë.”/FolDrejt/
View this post on Instagram