Deputetët rusë do të propozojnë masa ndëshkuese për zbatimin e sanksioneve në territorin e Rusisë, ka shkruar sot në kanalin e tij Telegram, zyrtari i lartë i Dumës ruse, dhoma e ulët e parlamentit rus, Andrei Klishas.
“Unë dhe kolegët e mi nga Duma e Shtetit kemi përfunduar punën dhe të hënën do të votojmë ndryshimet në Kodin Penal në lidhje me dënimin e zbatimit të masave kufizuese (sanksioneve) të vendosura nga shtetet e huaja në territorin e Federatës Ruse”, ka thënë Klishas, shkruan Reuters, transmeton FolDrejt.
Zyrtari i lartë nuk specifikoi se si Rusia do të identifikojë ose ndëshkojë ata që zbatuan sanksionet./FolDrejt/