Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë për shkak të pauzës.
Sic ka bërë me dije kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, punimet e Kuvendit do të vazhdojnë pas orës 15:00, transmeton Fol Drejt.
Konjufca njëkohësisht u ka bërë thirrje deputetëve që të kthehen pas pauzës sepse ka ligje të rëndësishme për t’u votuar.
“Ju lutem të ktheheni sërish të gjithë sepse kemi ligje me rëndësi për të votuar”, ka thënë Konjufca./FolDrejt/