Ministri i punëve të brendshme të Maqedonisë tha të hënën se mbrojtja shtesë e policisë u ofrohet deputetëve që votuan për të mbështetur një marrëveshje që do të ndryshonte emrin e vendit, shkruan Associated Press.
Ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski, tha se të gjithë 80 deputetët të cilët mbështetën nisjen e proçesit për amandamentet kushtetuese që janë të nevojshme për ndryshim, do të marrim siguri shtesë pasiqë që disa deputetë dhe familjet e tyre janë kërcënuar me vdekje, përcjell FolDrejt.com
Parlamenti votoi 80 vota pro dhe 39 vota kundër në mbrëjmen e të premtes, për propozimet e qeverisë në lidhje me amandamentet të cilat do të riemërojnë vendin e vogël në Ballkan me emrin Maqedonia Veriore.
Qeveria morri mbështetje ndërpartiake përkundër kundërshtimeve të ashpra nga konservatorët e opozitës, të cilët pretendonin që së paku 3 deputetëve u ishte ofruar ryshfet.
Ndryshimi i emrit do ti jepte fund një mosmarrëveshjeje të gjatë me Greqinë fqinje, ku si kundërshpërblim, Maqedonia nuk do të bllokohet për tu anëtarësuar në NATO dhe Bashkimin Evropian.
Zyrtarët e lartë perëndimor fuqishëm kanë përkrahur marrëveshjen, e cila do ti jepte fund ndikimt rus në Ballkan.
Të hënën, zëvendës ndihmës sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës vizitoi Shkupin dhe vlerësoi pozitivisht vendimin e parlamentit.
Matthew Palme tha se marrëveshja “është thelbësore për rrugën e Maqedonisë drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s”.
“Dua të theksoj se popullata e Maqedonisë mund të mbështetet në miqësinë dhe mbështetjen e SHBA,” shtoi Palmer.
Procesi i ndryshimit pritet të zgjasë disa muaj. Pasi të përfundojë, hapi i fundit në miratimin e marrëveshjes për ndryshimin e emrit do të merret në Athinë, ku parlamenti i Greqisë do të votojë nëse do të ratifikojë marrëveshjen.
Greqia ka kundërshtuar prej kohësh emrin aktual të Maqedonisë, duke argumentuar se kjo nënkupton pretendime mbi krahinën e Maqedonisë dhe mbi trashëgiminë e lashtë greke.