Sot, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë zgjedhur dy anëtarë në Këshillin Gjyqësor të Kosovës nga komuniteti serb.
Zgjedhja e një anëtari nga komunitetet tjera jo shumicë, ndërkaq, dështoi, prandaj për këtë pozitë do të rishpallet konkursi.
Për pozitën e një anëtari të Këshillit Gjyqësor nga radhët e gjyqtarëve nga komuniteti serb u zgjodh Nikolla Kabashiq, ndërsa për pozitën e një anëtari në KGJK nga radhët e jo gjyqtarëve u zgjodh Adriana Miletiq.
Po ashtu në seancën e sotme, Kuvendi zgjodhi edhe Birol Urcan në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës nga radhët e komuniteteve tjera jo shumicë./FolDrejt/