Deputeti nga radhët e PDK-së, Hajdar Beqa, ka kritikuar deputetët e shumicës në Kuvend (Lëvizjes Vetëvendosje) për mbrojtjen e siç ka thënë ai shkelësve të ligjit.
Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, gjatë seancës së sotme të kuvendit, ka thënë se standardi që po e krijon partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, pas arrestimit të kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, është i papranueshëm.
“Është shumë e rrezikshme kur i shoh deputetët nga mazhoranca duke bërë thirrje “liri për shkelësit e ligjit”. S’di ku na con kjo rrugë që ju sot e keni filluar”, është shprehur Beqa gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës.
Beqa ka reaguar edhe lidhur me të emëruarin e ri në detyrën e kryeshefit të KEK-ut, si ushtrues detyte.
“Hyn Nagipi në burg, tash bëhet një ushtrues detyre i cili i ngrati edhe ai i kish dy vepra penale. Ish duke u hetuar për thëngjill. Në vitin 2021 e kishte bërë një kontratë në vlerë 1.6 milionë euro e cila ka qenë 50 për qind nën çmimin e tregut. KEK-u në atë kohë i ka shitë Kosova Thëngjillit në çmim në bursë 15 euro tonin, e ju ia keni shitur 8 euro tonin”, tha Beqa./FolDrejt/