Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha, i ka shqyrtuar dy çështje. E para ka të bëjë për mungesën e transportit për ushtarët e FSK dhe të Policisë së Kosovës.
Tjetra çështje ka të bëje me grevën, ku sipas Berishës kishte linçime dhe sulme fizike ndaj përfaqësuesit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.
Berisha ka ftuar Policinë e Kosovës që ta marrë nën mbrojtje kreun e SBAShK-ut, Rrahman Jasharajn.
“I kam dy çështje sot që dua t’i trajtojë, që kanë të bëjnë me aspektin e sigurisë. E para çdo ditë shohim ushtarë të FSK që bëjnë auto stop, pra nuk kanë transport të siguruar. Shumë prej tyre e lëshojnë vendin e po dalin në perëndim. Tani kjo është më e theksuar. Duhet të sigurohet transporti për ushtarë”.
“Çështja e dytë është greva. Greva dhe sulmet fizike që po i bëhen qytetarëve të Kosovës, e në këtë rast Rrahman Jasharaj. Problemi këtu është nga kryeministri Kurti, që nuk po shkojnë në shkollë e jo e Rrahman Jasharaj. I kërkoj Policisë së Kosovës, ta merr në mbrojtje Rrahman Jasharaj, pasi po ka linqime të vazhdueshme. Policia e Kosovës duhet që këto sugjerime ti merr parasysh dhe të veprojë sa më shpejtë”, tha Berisha.