Presidentja e Parlamentit Evropian, Metsola tha se sjellja e Dzhambazkit e vuri në pikëpyetje reputacionin e PE-së.
Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola ka dënuar deputetin nacionalist bullgar, Angel Dzhambazki, i cili dyshohet se bëri përshëndetjen naziste në PE në muajin shkurt, ku u mbajtën diskutime për sundimin e ligjit në Poloni dhe Hungari, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në Asamblenë e Përgjithshme të PE-së në Strasburg, Metsola tha se në bazë të nenit 176 të akteve nënligjore të PE-së, Dzhambazki do t’i ndalet pagesa për 6 ditë me arsyetimin se ai ishte sjellë në mënyrë të papërshtatshme, si përshëndetja naziste.
Metsola tha se sjellja e Dzhambazkit e vuri në pikëpyetje reputacionin e Parlamentit Evropian.
Duke thënë se vendimi në fjalë i është komunikuar deputetit bullgar më 31 mars, Metsola tha se Dzhambazki ka të drejtën e ankimimit në përputhje me rregullat parlamentare.
Dzhambazki, një deputet nga Partia e Lëvizjes Kombëtare Bullgare (VMRO), në shkurt doli në foltore për të mbajtur fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të PE-së në Strasburg të Francës.
Dzhambazki, i cili përfaqëson partinë e tij brenda grupit të Konservatorëve dhe Reformistëve Evropianë (ECR) në PE iu drejtua eurodeputetëve në fjalimin e tij duke thënë: “Ne nuk do t’iu lëmë të vendosni se çfarë do të themi dhe çfarë nuk mund të bëjmë. Rrofshin Orban dhe Fidesz, rroftë Kaczynski dhe PiS (Partia e Ligjit dhe Drejtësisë), Rroftë Bullgaria dhe shteti ynë kombëtar”.
Dzhambazki, i cili zbriti nga podiumi pas fjalës së tij, mbylli me dorën e majtë pjesën e përparme të xhaketës dhe dorën e djathtë e mbajti në ajër për disa sekonda teksa dilte nga salla./FolDrejt/