Deputeti i AAK’së, Gazmend Syla i ka dërguar kërkesë avokatit të popullit në emër të familjeve të dëshmorëve dhe të veteranëve të luftës.
Në kërkesën qe Syla ka dërguar te avokati i popullit, thotë se ka pasur disa reagime nga kategoritë e luftës lidhur me mos përfshirjen në pakon emërgjente fiskale të qeverisë.
Ai thotë se me mijëra veteran janë duke jetuar në kushte të rënda.
Nga avokati i popullit, Hilmi Jashari, deputeti i AAK’së ka kërkuar që të mos lejohet diskriminimi i kësaj kategorie.