Avdullah Hoti ka thënë se jeta e familjeve kosovare po vështirësohet, duke qenë se produktet bazë, janë shtrenjtuar në treg, transmeton Fol Drejt.
“Lidhur me koston e jetës për qytetarë dhe kostos së bizneseve, që po ndikojnë gjerësisht në standardin e qytetarëve. Po i përmendi disa elemente kryesore, e para: janë rritur çmimet e ushqimeve bazike dhe ne kemi nxjerr evidencë për këtë, brenda një viti, çmimi i miellit është rritur për 29%, buka 17%, vaji 46%, qumështi 9%, patatet 24%, nafta 26%, e kështu me radhë” – ka thënë ai në kuadër të deklarimeve jashtë rendit të ditës.
Sipas tij, “një familje që ka një rrogë mesatare, shumicën e të ardhurave i shpenzon në këto produkte bazike dhe kjo nënkupton që të ardhurat reale dhe fuqia blerëse, kanë rënë gjatë këtij viti.”
Ai e ka përmendur edhe çështjen e shtrenjtimit të energjisë, e bashkë me të edhe çmimet e rritura në fushën e bujqësisë.
Ai e ka kritikuar qeverinë për shumë çështje, pa e anashkaluar edhe çështjen e reformave në sistemin e drejtësisë, duke vënë në dukje se grupi parlamentar i tij, në parim, i përkrah këto reforma./FolDrejt/