Ka nisur punimet seanca e re parlamentare.
Në deklarimet jashtë rendit të ditës deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka thënë se qytetarëve u është vështirësuar jetesa, duke thënë se artikujt bazik të shportës së familjes, janë shtrenjtuar, transmeton Fol Drejt.
Sipas Hotit janë tri probleme politike e ekonomike të cilat kanë ndikuar në këtë vështirësi:
“Kriza energjetike,
Kriza e çmimeve,
Edhe një pasiguri e përgjithshme globale.”
Ai ka shtjelluar më tej situatën duke thënë se:
“Për shkak të këtyre problemeve politike dhe ekonomike, të gjithë indikatorët tregojnë se jeta e qytetarëve është vështirësu. Një vlerësim i përafërt tregon se secilës familje mesatarisht iu kanë rritur kostot e jetesës, për shportën bazike të mallrave dhe shërbimeve nga 150 deri në 200, për muaj.”
Hoti në fund ka bërë disa propozime për qeverinë, në mënyrë që kriza të menaxhohet e të kalojë më lehtë./FolDrejt/