Dugolli thotë se nuk ka prishje të raporteve me ndërkombëtaret pas refuzimit të referendumit.
Deputeti i LVV-së, Enver Dugolli në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se institucionet, Qeveria, Parlamenti, opozita kanë qenë në nivelin e duhur të detyrës me rastin e refuzimit të referendumit serb në Kosovë.
“Është një shembull që duhet të krenohemi, por aspak me tone triumfaliste pasi asgjë e jashtëzakonshme nuk ka ndodhur por vetëm është mbrojtur sovraniteti i vendit dhe nuk është lejuar të mbahet një praktikë e gabuar”, tha ai, përcjell Telegrafi.