Në një takim me komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, deputeti i Parlamentit Evropian, Romeo Franc, ka shprehur entuziazmin e tij ndaj Kosovës, duke konsideruar se tanimë Kosova ka një rol kyç për paqen e Evropës.
“Kur erdha dje në Kosovë, u ndjeva sikur në shtëpi. Jam shumë i lidhur me diasporën kosovare dhe një nga asistentet e mi është rom nga Kosova. Vendi juaj ka zënë vend në zemrën time”.
“Nga pikëpamja ime Kosova duhet të jetë pjesë e Bashkimit Evropian – kjo për mua është shumë e qartë. Sa i përket liberalizimit të vizave, ne jemi duke pritur shumë gjatë dhe kjo duhet me patjetër të ndodhë”.
“Tani Kosova ka një rol kyç për paqen në Evrope. Kur e shohim Serbinë, zhvillimet me Rusinë, zhvillimet në veri të Bosnjës dhe Hercegovinës, Kosova është shumë e rëndësishme”.
“Kosova duhet të jetë një shtet i fortë”, është shprehur Romeo Franc./FolDrejt/