Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Ferat Shala, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për krijimin e një situate të mjegullt për sa i përket sektorit të energjisë.
“Keni krijuar një mjegull dhe paqartësi si asnjëherë më parë” – tha ai, duke shtuar se këtë e ka bërë për t’i mbuluar gabimet nga keqmenaxhimi, transmeton Fol Drejt.
Në kuadër të deklarimeve jashtë rendit të ditës, deputeti Shala përmendi një varg argumentesh që, sipas tij, e dëshmojnë keqmenaxhimin në këtë sektor:
“Për keqmenaxhimin dhe koston e lartë financiare në sektorin e energjisë, që kjo qeveri po i krijon vendit. Nën 1, Operatori i Transmisionit të Tregut ShAKOST është në krizë së rëndë financiare, pothuajse në para falimentimit. Gjatë këtij viti rrezikojmë shumë të largohemi nga NSOI ku kemi një marrëveshje 2 vjeçare…”
Ai e ka përmendur edhe çështjen e shtrenjtimin e faturave të energjisë. Sipas tij, në këtë plan, po vërehet një diskriminim ndërmjet shtresave të shoqërisë.
Ai i ka shtruar një varg pyetjesh në adresë të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar ndër të tjera që të ngrihet edhe një komision parlamentar, për të hetuar sektorin e energjisë./FolDrejt/