Partia populliste gjermane AfD vijon të habisë me qëndrimet e saj anti-emigracion dhe kundër shqiptarëve në veçanti. Pak kohë më parë nga kjo parti thonin që emigrantët afrikanë sjellin SIDËN në Gjermani, kurse tani Andreas Winhart theksoi se – ”Kush nuk dëshiron që shqiptarët dhe kosovarët në të ardhmen si ndihmës mobilë infermierie t`u vijnë në shtëpi dhe t`ua zbrazin dollapet”, duhet të kryqëzojë emrin e tij në listën zgjedhore të AFD-së, shkruan derëesten.de, përcjell foldrejt.com.
Andreas ka bërë edhe deklarata tjera që kufizohen me racizëm. Më flagrantja prej tyre ka qenë kjo: “AfD ofron një shans për të fundosur barkat e shpëtimit t(ë refugjatëve) në Detin Mesdhe, transmeton albinfo.ch. Për këtë deklarim ndaj tij është ushtruar edhe kallëzim penal, madje edhe partia e tij i ka shqiptuar një vërejtje. Por, edhe më tutje e ka lejuar të kandidojë./Foldrejt.com