Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, në një konferencë të përbashkët për shtyp me deputetin e Bubdestagut gjerman, Adis Ahmetoviç, ka folur për nevojën e liberalizimi të vizave për Kosovën si vendim që nuk duhet të shtyhet përtej këtij viti.
Kosova i ka plotësuar kushtet, prandaj sipas tij është turp për Bashkimin Evropian që të neglizhohet vendi meritor i saj në Parlamentin Evropian, transmeton Fol Drejt.
“Është e rëndësishme se siç vepruam të gjithë në unison me Rusinë kështu duhet të qasemi të gjithë për sfidat e reja. Edhe Kosova dhe Bosnja duhet të marrin statusin e vendit kandidat. Nuk mund të presim më. Liberalizimi i vizave ka të bëjë me kredibilitetn e BE. Vonesa është një turp i BE, sa kohë që i vetmi mur i rrethuar me gardh me tela është Kosova. Krahas mbajtjes së konferencës së parë, BE të marrë vendimin që brenda këtij viti qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm në BE. Është turp, sepse kjo duhet të kishte ndodhur pesë vite më parë. Kosova bëri gjithçka, ndryshoi edhe kufijtë e vet”, tha Balla.
“Së pari ajo që rëndësishme është fakti që në KE dhe Këshillin e Europës përgatitjet janë gati që të hënën apo të martën që të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare. Unë thashë me shpresë që brenda kësaj jave një prej detyrave të shtëpisë për planin francez në parlamentin e Maqedonisë të përmbushet. Thirrja ime është që ky parakusht të plotësohet gjatë kësaj jave.
Ne shqiptarët themi që shpresa vdes e fundit. Pjekuria politike e çdo deputeti në Maqedoni do të kalojë agjendat politike të krahut ku bëjnë pjesë. Ftesa është për opozitën në Maqedoni. Jetojmë në një moment tepër të vështirë në Ervopë. Ky kontekst kërkon vendimmarrje të rëndësishme. Scholz ka qenë shumë real në përshpejtimin e perspektivës së integrimit”,/FolDrejt/