Vetë deputeti i partisë së Boris Johnsonit, David Davis, i ka bërë thirrje, në mënyrë dramatike, që ai të japë dorëheqje.
Derisa po i parashtroheshin pyetje kryeministrit, ai tha se udhëheqësit pritet të marrin përgjegjësi për veprimet e veta, njofton Klan Kosova.
“Në emër të Zotit, shko!”, i tha veterani konservator.
“Pres që udhëheqësit e mi të marrin përgjegjësi për veprimet që i bëjnë. Dje, ai bëri të kundërtën”, tha Davis në mes tjerash.