Haki Abazi është ankuar për sa i përket përfaqësimit të partisë së tij në parlament, duke e vënë në pikëpyetje edhe mënyrën se si ky subjekt përfaqësohet dhe udhëhiqet nga Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila, shkruan Fol Drejt.
Deputeti Haki Abazi foli për hapësirën e deputetit në Kosovë dhe çështje tjera politike e partiake, ndërsa tha se është hendikep që Grupi parlamentar i LVV-së udhëhiqet nga Kusari – Lila, që nuk është e partisë.
“Shumica e deputetëve kanë gatishmëri…por janë dy probleme në kuadër të skenarëve… Një është ndarja se si bëhet në komisione parlamentare… Edhe e dyta në rastin e Grupit parlamentar të LVV është hendikep i madh se e kemi kryesuese një njeri që nuk vjen nga grupi parlamentar i yni…”, tha ai, ndërsa la të kuptohet se kërkuar që Kusari-Lila të largohet nga udhëheqja e Grupit parlamentar të LVV
Sipas tij, as nuk është krijuar e as nuk është tentuar që të krijohet kohezion i brendshëm për të arritur që deputetët të japin më të mirën.
“Nuk munden dy njerëz me i paraqit opinionin e gjithë grupit parlamentar, qoftë edhe të grupeve tjera parlamentare sepse ndodh fragmentimi siç ka ndodhur…”, tha deputeti Abazi, pa shtjelluar më tej se sa të thella janë këto “fragmentime.”/FolDrejt/