Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Jahja Koka ka shfrytëzuar kohën për shtrimin e pyetjeve parlamentare, të komentoi marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi, për të cilën është pyetur Kryeministri Albin Kurti, shkruan Fol Drejt.
“E ndij të nevojshme, përpara se ta shtroj pyetjen të them se lopa në grazhd e di se kush i ka hup 8200 hektarë” – ka thënë Koka, duke shkaktuar të qeshura në kuvend.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ia ka tërhequr vërejtjen duke i thënë:
“Ju lutem mos përmendni emna të kafshve në relacion me asnjë deputet.”
Në të vërtetë ai kishte një pyetje për Ministren e Arsimit Arbërie Nagavci, në lidhje me kompenzimin e orëve të humbura të nxënësve./FolDrejt/