Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Koroenica, e ka shfrytëzuar foltoren e Parlamentit të Kosovës, për t’i bërë thirrje Ministrit të Financave Hekuran Murati, që ta bëjë ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit, duke i kërkuar njëkohësisht Sindikatës së Bashkuar të Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), që të mos bëhet pengesë në kompensimin e orëve të humbura, shkruan Fol Drejt.
“Unë sot doja të flisja për një çështje shumë të rëndësishme për vendin tonë sa i përket bujqësisë, por paraprakisht meqenëse disa deputetë u deklaruan rreth pagesës së mësimdhënësve, dhe unë po ashtu i bëjë thirrje ministrit që të bëhet ekzekutimi i pagave por njëkohësisht i bëjë thirrje SBAShK-ut që të mos bëjë pengesë në realizimin e kompenzimit të orëve të humbura, të bashkëpunoj me MAShTI-in dhe të ecim tutje.”
Në fakt deputeti Korenica është fokusuar te një problem që ka të bëjë me bujqit e Rahovecit dhe Suharekës, të cilët merren me kultivimin e rrushit.
Sipas tij, këta bujq, nuk e kanë të sigurt tregun.
Edhe pse është bërë liberalizimi i tregut me Shqipërinë, kjo marrëveshje nuk po respektohet. Korenica ka kërkuar nga ministri i bujqësisë, t’i kushtojë vëmendje këtij problemi./FolDrejt/